Kosova blen automjete ushtarake të blinduara nga Turqia

Kosova ka nënshkruar një kontratë me Turqinë për blerjen e 14 automjeteve ushtarake të blinduara me pajisje të armatimit. Lajmi është bërë i ditur nga “Radion Evropa e Lirë”.

Automjetet do të jenë të tipit “Vuran”, ndërsa pritet të arrijnë në fillim të vitit të ardhshëm në Kosovë.

Katër automjeteve të tipit “Vuran” do të jenë 4×4, ndërkaq që dhjetë të tjerat janë të së njëjtës kompani, por të tipit KIRPI, të pajisura me armatime.