Kurti takon Mitsotakis, i kërkon Greqisë të njohë pavarësinë

Kurti mitsotakis greqi kosove 1100x620

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi nga homologu grek, Kyriakos Mitsotakis, njohjen e pavarësisë dhe thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai mori pjesë në një tryezë diskutimesh në Athinë, të organizuar nga qeveria greke dhe prestigjiozja britanike “The Economist”, me temën “Nga distancimi social te solidariteti social”.

Në një njoftim të zyrës së kryeministrit Kurti thuhet se ai u prit në takim nga homologu Mitsotakis, të cilit i tha se “Kosova dëshiron të thellojë marrëdhëniet mes dy popujve, si element i rëndësishëm për qëndrueshmërinë afatgjatë rajonale”.

Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ka pranuar të njohë pasaportat dhe ka lejuar hapjen e një zyre ekonomike e tregtare të Kosovës në Athinë.