Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Lufta në Afganistan, Biden: Të gjitha trupat largohen në fund të gushtit

Nga A2 CNN
9 Korrik 2021, 14:13 | Bota
Lufta në Afganistan, Biden: Të gjitha trupat largohen në fund

“Nuk do të dërgoj një tjetër brez amerikanësh të luftojnë në Afganistan pa pritshmëritë e arsyeshme për një rezultat të ndryshëm”. Këto ishin fjalët e presidentit amerikan Joe Biden, i cili u zotua t’i japë fund luftës më të gjatë amerikane.

 “Mendoj se ky është vendimi i duhur, e sinqerisht i vonuar. Biden tha se të gjithë trupat luftarakë do të jenë jashtë Afganistanit deri më 31 korrik, pavarësisht fitoreve të talebanëve në terren dhe frikës se pa mbështetjen ushtarake amerikane qeveria afgane do të rrëzohet.

Gjenerali James Marks, i Akademisë së Strategjisë Gjeopolitike, shtoi se “talebanët do të marrin kontrollin e Afganistanit dhe ky nuk është lajm i mirë. Por duhet ta shohim panoramën më gjerë, si një rezultat të luftës 20-vjeçare”. 

https://a2news.com/2021/07/06/afganistani-akuza-trupave-amerikane-u-larguan-nga-baza-e-bagramit-pa-na-njoftuar/

Biden theksoi se lufta e shtrirë ne 2 dekada nuk mund të fitohej ushtarakisht. Misioni i radhës do të jetë ai i evakuimit të mijëra afganëve të shënjestruar tani nga talebanët për bashkëpunim me trupat amerikane.

Nuk është ende e qartë se sa afganë do të evakuojnë amerikanët, e në cilat vende do t'i sistemojnë në pritje të aplikimit për viza.  

https://a2news.com/2021/06/30/trupat-amerikane-mund-te-largohen-brenda-pak-ditesh-afganistani-rrezikohet-nga-lufta-civile/

A2 CNN Livestream

Dita jonë