Maliq, përmbyset kamioni, ndërron jetë drejtori i pyjores

breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1100x620

Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Dushar të njësisë administrative Lozhan. Një kamion tip IFA i ngarkuar me dru, ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë ka zënë poshtë drejtuesin e kamionit i cili ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima është 38-vjeçari Marsel Nazifi, drejtor i pyjores pranë bashkisë së Maliqit. Forcat zjarrfikëse bashkë me policinë janë ende në vendngjarje.

Mësohet se trupi i pajetë është nxjerrë nga banorë të fshatit. Viktima ka qenë i shoqëruar me 4 persona të tjerë për të cilët ende nuk ka informacion.

Mësohet se trupi i pajetë është nxjerrë nga banorë të fshatit. Viktima ka qenë i shoqëruar me 4 persona të tjerë për të cilët ende nuk ka informacion, nga momenti që bëhet fjalë për një zonë shumë të thellë.

Nga burimet e A2, mësohet se viktima është hedhur nga mjeti për të dalë teksa po përmbysej, por e ka zënë mjeti poshtë.