“Mendjet e arta 2021”, ndahen çmimet për sipërmarrësit shqiptarë

MB BIZNESET frame 157 1100x620

“Mendje artët 201” ishin çmimet që morën sipërmarrësit shqiptarë, të cilët arritën të kishin sukses edhe pse në kushtet e pandemisë.

Çmimet u ndanë në aktivitetin e organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës dhe Unioni i Sipërmarrësve të rinj, me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës.

Ministri i shtetit për Diasporën, Pandeli Majko përgëzoi pjeswmarrësit për idetë novatore në biznes, investimet e guximshme dhe shtrirjet në tregjet ndërkombëtare, sidomos duke aplikuar teknologjinë e informacionit.

Sipërmarrësit që morën çmimet shprehën falënderime për mbështetjen që kanë gjetur nga strukturat shtetërore dhe të biznesit.