Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ministri e konfirmon, “Delta” përgjegjës për shumicën e rasteve të reja në Francë

Nga A2 CNN
9 Korrik 2021, 15:42 | Bota
Ministri e konfirmon, “Delta” përgjegjës për

Varianti delta i Covid-19, me përhapje të lartë, do të jetë përgjegjës për shumicën e rasteve të reja në Francë. Konfirmimi vjen nga vetë ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, i cili nxit qytetarët të marrin një nga vaksinat në dispozicion. Vala e re do të godasë Francën në javët e fundit të korrikut.

“Varianti delta, i cili doli nga India dhe u përhap në Angli, Spanjë, Portugali apo Holandë, u shfaq në vendin tonë disa javë më parë. Ai është 60% më i transmetueshëm se variantet e tjera që qarkullojnë tani. Po zëvendëson të gjitha viruset e tjera të Covid-19 që ekzistojnë dhe shpejt do të jetë më mbizotëruesi”, tha Veran.

Qeveria franceze pritet të mblidhet së shpejti për të diskutuar kërcënimin e një vale të katërt. Në diskutim janë disa skenarë, përfshirë vaksinimin me detyrim të punonjësve të shëndetësisë.

“Po zhvillojmë konsultime. Bashkë me kryeministrin, këtë çështje e diskutuam dhe me administratën lokale. Shumica u shprehën në mbështetje të vaksinimit me detyrim të punonjësve të shëndetësisë”, tha Veran.

Numri i rasteve të reja në Francë është mesatarisht 4 mijë në ditë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani