Nga e hëna qytetarët nga Kosova mund të zgjedhin vaksinën antiCovid

RAJONI RASTET frame 737 1100x620

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se nga e hëna qytetarët mund të zgjedhin llojin e vaksinës kundër koronavirusit që duan të bëjnë

Aktualisht në Kosovë janë të vlefshme vetëm vaksinat e prodhuara nga kompanitë Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Gjatë një deklarate për shtyp, ministri Vitia iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen pasi në vjeshtë pritet një valë e re infektimesh.

“Vjeshta duhet të na gjejë me sa më shumë qytetarë të vaksinuar. Është e vetmja mënyrë dhe me siguri se edhe nëse paraqitet një valë e re deri në vjeshtë, e që sipas ekspertëve është pothuajse e pashmangshme, vetëm të vaksinuar ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit, shëndetin ekonomik, social, ruajmë mirëqenien tonë”, tha Vitia.

Më tej, ministri Vitia foli dhe për vaksinën e AstraZeneca që shumë njerëz hezitojnë ta marrin. Sipas tij, kjo vaksinë është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe Administrata amerikane për Ushqim dhe Barna.