Një viktimë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Koronavirusi ne maqedonine e veriut 1100x620

Një viktimë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.960 testime dhe janë regjistruar 10 raste të reja me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 pacientë ndërsa vetëm 160 raste kanë mbetur aktive.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin fqinj shkon në 155.770, numri I të shëruarve është 150.123, kurse i viktimave 5.487.