Papa Françesku viziton Korenë e Veriut? Lajmi jepet nga Jugu

Papa kim jong un 1100x620

Papa Françesku mund të vizitojë Korenë e Veriut. Njoftimi është bërë nga kreu i shërbimeve të Inteligjencës së Koresë së Jugut. Nëse vizita do të mbahet, atëherë Papa Françesku do të bëhet Papa i parë që viziton shtetin komunist.

Park Jie-won njoftoi se Papa Françesku do të zhvillonte një takim me kryepeshkopin Kim Hee-jung dhe ambasadorin e Vatikanit në Korenë e Jugut, kryepeshkopin Alfred Xuereb, për të diskutuar në lidhje me detajet e vizitës së mundshme.

Në vitin 2018, Kim Jong un i bëri një ftesë Atit të Shenjtë për të vizituar Korenë e Veriut. Në atë kohë, Papa reagoi duke thënë se e kishte marrë në konsideratë një vizitë në Korenë e Veriut nëse do të ndihmonte për paqe.