Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Për herë të parë, dy djem nga Kosova ngjisin majën e Çikës në Vlorë me motorra

Nga A2 CNN
9 Korrik 2021, 18:26 | Aktualitet

Për herë të parë në histori dy djemtë e grupit Motocross Theranda nga Suhareka e Kosovës, Luan Shala dhe Agron Kelmendi ngjisin majën e Çikës në Vlorë me motorra .

Ngjitja për në majën e Çikës zakonisht eshtë bërë në këmbë per shkak të terrenit të thepisur por dy të rinjtë kanë sfiduar terrenin e vështirë shkëmborë dhe kanë arritur në majën e Çikes.

Udhëtimi i tyre ka filluar nga Qafa e Llogarasë në drejtim të majës së Çikës e cila ju ka zgjatur 7 orë.

Të rinjtë e Suharekës, malin e Çikës e kanë vizituar edhe një muaj më parë por për shkak të mjegullës dhe borës nuk mundën të arrijnë majën e saj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani