Princesha “heq kurorën” dhe vesh uniformën ushtarake

Princesha 18-vjeçare e Belgjikës u fotografua ndërsa kryente stërvitje në Akademinë Ushtarake Mbretërore.

Elisabeth, vajza e madhe e mbretit Philippe dhe Mbretëreshës Mathilde dhe trashëgimtare e fronit belg, vijon vitin e saj të parë në akademi pasi ka përfunduar arsimin e mesëm në UWC Atlantic College në Uells.

Princesha u bashkua me akademinë ushtarake në shtator të vitit të kaluar, ndërsa është fotografuar në kampin Lagland në Arlon, ku marshonte me kolegët e saj dhe konsumonte një mëngjes mëse modest.

Nuk dihet sa kohë Elisabeth planifikon të kalojë në akademi, por babai i saj Mbreti Philippe studioi atje për tre vjet, kur ishte adoleshent.