Sharon Stone lidhet me reperin e maskuar 25-vjeçar

Sharon Stone është fotografuar për herë të parë me reperin me të cilin thuhet se është lidhur.

Aktorja 63-vjeçare u pa në një klub hollivudian me 25-vjeçarin RMR. Reperi ka pozuar me maskën e tij të zezë.

Sipas “Page Six”, reperi e pëlqen shumë aktoren veterane dhe është fans i çmendur i filmit të vitit 1995 “Casino”.

“Po kënaqen shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit, po ia kalojnë shumë mirë. Kanë një miqësi të veçantë”, tha burimi.