Shtyhet seria e tretë e përballjes Furi-Wilder, britaniku infektohet me koronavirus

34620f81 ab16 448c a727 2ec9a8c0fe81 600x338

Një zhvillim i papritur ka sjellë shtyrjen e serisë së tretë të përballjes në ringun e boksit mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder që ishte parashikuar të mbahej më 24 korrik.

Një burim pranë boksierit britanik Fury bën me dije se ai është infektuar me koronavirus dhe kjo gjë e ka mërzitur shumë.

Fury u konfirmua pozitiv me Covid të enjten dhe pas diskutimeve me stafin mjekësor ndeshja e shumëpritur u shty dhe me shumë mundësi mund të mbahet në muajin tetor.

Tyson Fury u shpall kampion i WBC në shkurt të vitit 2020 pas mundi Wilder. 14 muaj më herët dyshja u nda në një barazim në Los Angeles. Që nga fitorja e Furyt asnjë prej boksierëve nuk ka zhvilluar një ndeshje tjetër.