Super e diela sportive, 4 evente të mëdha përgjatë 22 orëve “ngulin” tifozët para televizorit

Qindra milionë tifozë të sportit në të gjithë planetin do të “gozhdohen” përpara televizorit në atë që mund të quhet “Super e diela”.

4 evente të mëdha do të zhvillohen të dielën, në 3 sporte të ndryshme, përgjatë 22 orëve.

Dita e madhe sportive do të nisë me finalen e Kupës së Amerikës, mes Brazilit dhe Argjentinës, në orën 02:00 të mëngjesit.

Nëse SuperKlasikja shkon me penallti, tifozët do të kenë rreth një orë e gjysmë kohë për të rifituar energjitë përpara nisjes së sfidës Conor McGregor dhe Dustin Poirier, në UFC 264.

Më pas, gjatë pasdites së të dielës, do të nisë finalja e tenisit në Wimbledon, ku Novak Djokovic është favorit, por më parë duhet të mundë sot kanadezin Denis Shapovalov, në gjysmëfinale.

Ndërsa në mbrëmje (21:00), qershia mbi tortë: finalja e madhe e “Euro 2020, Angli-Itali.