Tjetër shpërthim i vullkanit Etna, retë arrinin deri në 11 km

Vullkani Etna ka dhënë një tjetër spektakël shpërthyes gjatë natës së kaluar në Itali me një burim lave, gjëmime të dhunshme dhe një rrjedhje nga krateri i juglindjes.

Aktiviteti shkaktoi emetimin e një reje shpërthyese e cila, sipas vlerësimeve nga Ingv në Katania, arriti një lartësi prej 11 kilometrash mbi nivelin e detit dhe u shpërnda në drejtimin jugperëndim, duke shkaktuar rënie hiri në shumë fshatra në shpatet afër vullkanit.

Rrjedha u drejtua në jugperëndim dhe qëndron ende në një lartësi prej afërsisht 2800 metrash mbi nivelin e detit.

Lëkundja vullkanike u kthye në vlera mesatare të ulëta, ndërsa aeroporti i Katanias mbeti funksional.