Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Turma me 600 vetë linçon italianin në Honduras, akuzohet se vrau fqinjin

Nga A2 CNN
9 Korrik 2021, 15:29 | Bota

Një italian është masakruar në Honduras nga banorët e fshatit ku jetonte, pasi akuzohej se kishte vrarë një fqinj.

Ngjarja makabre është regjistruar në një zonë në jug të shtetit të Amerikës Qendrore, ku Giorgo Scanu jetonte prej disa kohësh.

Mediat italiane shkruajnë se policia lokale ka raportuar për një turmë me 600 persona, shumica të armatosur me shkopinj, hanxharë dhe gurë, kanë hyrë në shtëpinë e italianit me synimin e qartë për ta vrarë, diçka që policia nuk ka mundur ta shmangë.

Scanu jetonte në lagjen Los Mangos të një fshati të vogël të quajtur Yusguaré. Pavarësisht pranisë së efektivëve të policisë, turma nuk është ndaluar dhe e ka vrarë, duke i djegur edhe shtëpinë dhe makinën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë