Vasili akuza Ramës: Korrupsioni ka vetëm ngjyrën mavi të Rilindjes. Turp për SPAK që nuk vepron

vasili 1100x620

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama në takimin me kryetarët e Bashkive në vend dhe përjashtimi i i Fatos Tushes nga Partia Socialiste kanë ngjallur reagime në kampin opozitar. Pas Partisë Demokratike, një tjetër reagim vjen edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Është nënkryetari Petrit Vasili i cili akuzon kryeministrin për mashtrim. Sipas Vasilit, Rama ka grabitur miliardat dhe sot kërkoi që të vazhdojë dhe justifikojë vjedhjet.

“Korrupsioni ka vetëm ngjyrën mavi të rilindjes së Ramës!! Kryeministri, qeveria dhe kryetarët e Bashkive rilindas vodhën dynjanë dhe shkretuan fshatin. Kryeministri që vodhi dynjanë me tendera sekrete ka gojë e flet. Tani mbas 8 vjet grabitje miliardash, kryeministri filloi sot mashtrimet përsëri që të justifikojë dhe vazhdojë vjedhjet. Korrupsioni ka vetëm ngjyrën e Rilindjes sepse e kanë rrëmbyer të gjithë pushtetin dhe çdo përgjegjësi bie vetëm mbi ta. SPAK turp që nuk vepron. Këta po i pranojnë vetë që kanë badërdisur dynjanë”, shkruan Vasili.