Vetëm 4 presidentë federatash në finalen e Wembley-t, mes tyre Duka dhe Ademi

armand duka 1100x620

Vetëm 4 presidentë të federatave europianë të futbollit do të jenë të dielën të pranishëm në finalen mes Anglisë dhe Italisë të Euro 2020, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”.

Shkak i mospranisë së 51 presidentëve të tjerë janë bërë kushtet e vendosura nga UEFA, sipas të cilave, ata duhet të qëndronin në izolim në hotel dhe mund të dilnin vetëm për ndeshje. Rregulla që ishin të vlefshme edhe për takimet e gjysmëfinaleve.

93 përqind e drejtuesve të futbollit në Europë i kanë refuzuar këto kushte.