Vrasja e Devi Kasmit, ish-speciali grek Efthimiou kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë

MB EFTHIMIOUS GJL frame 182 1100x620

Ish-efektivi i forcave speciale greke, Efthimious Efthimiou, i dënuar përjetë për vrasjen e Devi Kasmit, kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë.

Efthimiou ka kundërshtuar në këtë gjykatë vendimin e Apelit të Posaçëm, që i dha formë të prerë mbylljes së tij përjetë në qeli.

Ish-efektivi i forcave speciale greke, Efthimious Efthimiou

Gjykatës së Lartë i është drejtuar edhe i bashkëpandehuri i tij, Elton Halipaj, i cili është dënuar me 35 vite burg për të njëjtën ngjarje.

Devi Kasmi u qëllua mbrëmjen e 29 janarit 2018 në Tiranë, poshtë pallatit ku banonte në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Ish-efektivi grek u kap nga një kamera sigurie teksa largohej nga vendngjarja me një furgon të bardhë.

Elton Halipaj

Në vijimësi, Efthimious ka mbajtur qëndrim mohues për akuzën, duke pretenduar se nuk është ai autor i ekzekutimit. Nga ana tjetër, Gjykata e Posaçme vijon gjykimin në mungesë për Altin (Aurel) Hoxhallarin, i akuzuari i tretë si i përfshirë në ekzekutimin e Kasmit.