Zjarret në vend, flakët pushtojnë edhe pyjet e Vermoshit

Përditësuar më: 9/7/2021, ora 13:19

Zjarret në vend, flakët pushtojnë edhe pyjet e Vermoshit

Përditësuar më: 9/7/2021, ora 13:19

Zjarret në pyje në këto ditë të nxehta nuk po kursejnë as zonat malore të veriut të vendit.

Prej më shumë se dy ditësh është shfaqur një vatër në zonën e Vermoshit, pranë kufirit me Malin e Zi, duke qenë një burim rreziku edhe për banorët.

Sipërfaqja e përfshirë nga flakët është e konsiderueshme, ndërsa zjarri vijon të përparojë duke pasur pengesë vetëm natyrën.

Repartet e zjarrfikësve të qarkut të Shkodrës ende nuk janë parë në zonë, ndërsa ndërhyrja e tyre do të minimizonte së paku rrezikun e flakëve në afërsi të rrugës që të çon drejt doganës dhe që frekuentohet kryesisht nga turistë të huaj.

Ndërkohë ende nuk dihen motivet e këtij zjarri masiv, që për hir të së vërtetës është një dukuri mjaft e rrallë në këtë zonë.

Nëse kushtet atmosferike do të mbeten të njëjta me shumë gjasë flakët pritet të përparojnë duke djegur çfarë të gjejnë përpara. Vetëm ndërhyrja nga ajri shikohet si mundësia e vetme për të lokalizuar zonën e përfshirë nga flakët.