14 vjeç me kallashnikov, i mituri arrestohet pasi qëllon në ajër

WhatsApp Image 2021 07 10 at 13.27.25 1100x620

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 14-vjeçar, banues në Mamurras, pasi u njoftua nga banorë të zonës se po qëllonte me armë zjarri në ajër.

Policia tha se arriti ta neutralizojë adoleshentin pa shkaktuar probleme të mëtejshme, duke e vënë në pranga.

Sipas policisë, i mituri ka qëlluar me breshëri në ajër, por nuk dihen arsyet pse e ka bërë këtë.