Yuri Kim: Abuzimet me prokurimet publike, njësoj sikur të vjedhësh qytetarët, përfshi ata amerikanë

WhatsApp Image 2021 06 17 at 12.11.48 1100x620

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka përshëndetur aksionin e SPAK të zhvilluar pak orë më parë, ku u ndaluan 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, për abuzime në tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

“Më vjen mirë që shoh aksione të tjera nga SPAK kundër korrupsionit. Abuzimi ose manipulimi i procesit të prokurimeve publike është njëlloj sikur të vjedhësh nga të gjithë qytetarët – përfshi ata amerikanë, taksat e të cilëve sigurojnë ndihmë për Shqipërinë – për të fryrë kuletat e veta dhe miqve. Është krim”, shkroi ambasadorja në Twitter.