Dorëzoi trofeun e Kupës së Botës në 1966, Mbretëresha Elisabeth mesazh ekipit anglez

Publikuar më: 10/7/2021, ora 20:59
Untitled collage 2021 07 10T205858.405 1024x576

Dorëzoi trofeun e Kupës së Botës në 1966, Mbretëresha Elisabeth mesazh ekipit anglez

Publikuar më: 10/7/2021, ora 20:59

Finalja e Euro 2020 po afron dhe e gjithë Britania e Madhe dhe drejtuesit e saj e kanë vëmendjen tek ekipi anglez, që të dielën do të luajë një “betejë” në Uembli përballë Italisë.

Vetë Mbretëresha Elisabeth, në vigjilje të kësaj ndeshje, i ka shkruar një letër trajnerit Gareth Southgate dhe skuadrës, për të treguar mbështetjen e saj dhe për t’iu uruar djemve që do të hyjnë në fushën e lojës.

“55 vjet më parë kisha fatin t’i dorëzoja Kupën e Botës, Bobby Moore dhe e pashë se çfarë do të thoshte kjo gjë për të, lojtarët dhe stafin fitorja e një turneu të rëndësishëm futbolli. Dua t’iu dërgoj përgëzimet e mia dhe të familjes sime për arritjen në finalen e Kampionatit Europian dhe dua t’iu uroj fat për nesër me shpresën se historia të mund të regjistrojë jo vetëm suksesin tuaj, por edhe shpirtin, angazhimi dhe krenarinë me të cilën jeni sjellë në këto ditë”, shkruhet në mesazhin e Mbretëreshës.