E mbylli si kampion me Teutën, Dejvi Bregu gati për aventurën e re

Untitled collage 2021 07 10T215843.435 1100x620

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dejvi Bregu i ka njoftuar largimin e tij nga ekipi i Teutës me të cilin u shpall golashënues dhe kampion në sezonin e shkuar.

Sulmuesi vlonjat falenderon presidentin, shokët e ekipit dhe stafin teknik që besuan tek ai dhe arritën objektivin për të rikthyer titullin kampion në Durrës pas një kohe shumë të gjatë.

Burime për A2 bëjnë me dije se Bregu është gati për aventurën e re në sezonin e ardhshëm. Ai pritet t’i bashkohet ekipit të Boluspor në ligën e parë turke, për të gjetur aty dhe Selmanin. Sipas të njëjtave burime, zyrtarizimi i kontratës së Bregut me ekipin turk është vetëm çështje orësh.