Finalja e Kupës së Amerikës, 8 mijë spektatorë në Maracanà për Brazil-Argjentinë

maracana 1100x620

Sfida ndërmjet Neymar dhe Leo Messit, ku do të caktohet fituesi i Kupës së Amerikës për edicionin 2021 nuk do të luhet me stadiumin e boshatisur.

Pas një viti e gjysmë nga shpërthimi i pandemisë, impianti mitik “Maracanã” në Brazil do të hapet për publikun, edhe pse me kapacitet të reduktuar.

Kryebashkiakui Rio de Janeiro lejoi që në stadium të jenë të pranishëm 8 mijë tifozë, e përkthyer ndryshe si 10 për qind e kapacitetit. Finalja ndërmjet Brazilit dhe Argjentinës, ku do të vendoset kampioni i Kupës së Amerikës do të luhet në orën 2 të natës mes kësaj të shtune dhe të dielës.