Kopshtet mahnitëse italiane që mund të ndryshojnë turizmin

Pas një izolimi të gjatë të shkaktuar nga pandemia, më në fund turizmi në Itali po ripërtërihet. Tashmë, agjencitë turistike po vërejnë se ka një prirje të vizitorëve për të qenë më pranë natyrës dhe aktiviteteve në ajër të pastër.

Një situatë e tillë ka bërë që kopshtet botanike të Italisë të “ringjallen”, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota. Krahas artit të Rilindjes, Italia ka kopshte dhe hapësira të gjelbra që datojnë me shekuj. Kopshti i parë botanik në botë u krijua në Padova në vitin 1545. I hapur tashmë për vizita, ai ka ruajtur paraqitjen e tij origjinale: një kopsht i rrumbullakët, që simbolizon botën, i rrethuar nga një unazë uji.

Judith Wade ka kaluar 40 vjet duke promovuar trashëgiminë botanike të Italisë si themeluese e Grandi Giardini Italiani, një rrjet privat me gati 150 kopshte të shpërndara në të gjithë vendin. Ajo tregon për CNN Travel se këto kopshte kanë potencialin për të ndryshuar turizmin për mirë. Rrjeti i saj po ndihmon dhe pronarët e kopshteve private të promovojnë pronat e tyre, duke gjeneruar kështu të ardhura dhe duke zbuluar vende të reja për t’u vizituar.

Fotogaleria e mësipërme ju rendit disa nga kopshtet botanike më të bukura në Itali, që tërheqin gati 8 milionë vizitorë nga e gjithë bota.