Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kupa e Amerikës, Kolumbia mposht Perunë në finalen e vogël

Nga A2 CNN
10 Korrik 2021, 12:44 | Futboll
Kupa e Amerikës, Kolumbia mposht Perunë në finalen e vogël

Finalja për vendin e tretë të Kupës së Amerikës u fitua nga Kolumbia. Në ndeshjen e luajtur në Brazilia, “Los Kafeteros” mposhtën 3-2 Perunë, falë golit të Kuadrados dhe dy rrjetave të Luis Diaz.

Goli që vulosi ndeshjen u realizua në minutën e 94-t, pikërisht në momentin kur dukej se dueli për shkallën më të ulët të podiumit do të vendosej nga penalltitë.

Për nënkampionët e edicionit të kaluar, nuk mjaftoi avantazhi i me Jotun në fundin e pjesës së parë dhe as goli i barazimit të përkohëshëm 2-2 nga Lapadula.

Kolumbia e mbyll turneun në vendin e tretë, duke përsëritur rezultatin e regjistruar në vitin 2016.

A2 CNN Livestream

Dita jonë