Mbytet një pushues në Darëzezë, një tjetër shpëtohet nga pushuesit dhe policia

Untitled collage 2021 07 10T182509.075 1100x620

Një person humbi jetën ndërsa një tjetër është dërguar në spital në gjendje të rëndë si pasojë e detit të trazuar në zonën e Darëzezës në Fier.

Shtetasit A. A., 47 vjeç dhe F. R., 60 vjeç, të dy banues në Fier, ishin duke u larë në det, kur dallgët i tërhoqën në thellësi.

Pushuesit që ishin pranë tyre dhe më pas punonjësit e Policisë që patrullojnë në bregdet arritën t’i nxjerrin nga deti dhe i dërguan me urgjencë në ambulancën e Fierit.

60-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa 47-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.