Minibusi del nga rruga në Gramsh, 1 i vdekur dhe 9 të lënduar

Screenshot 15 7 600x338

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin rural Gramsh-Kushov ku një minibus doli nga rruga dhe për pasojë një person humbi jetën ndërsa 9 të tjerë mbetën të plagosur.

Ngjarja ndodhi në fshatin Vranisht, kur minibusi doli nga rruga dhe ra në një përrua, duke bërë disa rrotullime.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima është 30 vjeçari Ledian Lami ndërsa 9 personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal. Sipas bluve, mjeti drejtohej nga shtetasi A.Xh., banues në Gramsh.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.