Pak metra nga rrufeja, 18-vjeçari shpëton për mrekulli

Një 18-vjeçar ka shpëtuar për mrekulli pasi rrufeja ra vetëm pak metra nga vendi ku ai goditi një top golfi.

18-vjeçari kishte shkuar për të luajtur gol në Teksas së bashku me vëllanë, motrën dhe 3 miqtë tyre. Sapo ai godet topin, rrufeja shfaqet para tij duke i tmerruar të gjithë.

“Kur pash rrufenë, instiktiv më bëri të vrapoja, por rrëshqita në dyshemenë e lagur. Fatmirësisht nuk u lëndova. Isha i lumtur që rrufeja goditi topin dhe jo mua”, tha 18-vjeçari.

Stuhia tropikale “Elsa” ka goditur zonën, duke shkaktuar përmbytje të mëdha, si dhe tornado pranë bregdetit.