Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Policia kufitare shpëton 6 turistë në Karaburun, 2 pushues rrezikuan të mbyten te “Kalaja”

Nga A2 CNN
10 Korrik 2021, 19:28 | Aktualitet

Policia Kufitare në Vlorë arriti të shpëtojë 6 turistë që ndodheshin në vështirësi në zonën e Karaburunit.

Turistët ishin duke udhëtuar me një skaf i cili pësoi defekt në motor duke i lënë në mes të detit. Ata u gjendën në vështirësi pranë Gjirit, ku më pas vendosën të marrin në telefon policinë.

Ndërhyrja e Policisë Kufitare bëri që 6 turistët të shpëtohen pa pasur probleme.

Një tjetër ngjarje u regjistrua këtë të shtunë në zonën e plazhit, të njohur si “Kalaja”.

Dy persona kishin mbetur në det larg bregut dhe nuk ktheheshin dot nga frika e dallgëve. U desh edhe në këtë rast ndërhyrja e policisë kufitare që bëri të mundur nxjerrjen e tyre nga uji.

A2 CNN Livestream

Dita jonë