Pushuesit italian i vjedhin çantën te Mali i Robit ndërsa rregullonte makinën

Untitled collage 2021 07 10T225945.903 1100x620

Ka qenë një ditë e keqe ajo e së shtunës për një turist italian që ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushimesh.

Ai ka bërë një kallëzim në polici se kishte ndaluar mjetin në zonën e “Malit të Robit” pasi kishte pësuar një defekt, kur një person i paidentifikuar është afruar dhe i ka vjedhur çantën me sende personale dhe një shumë parash.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike në zonë dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.