Atmosfera e Wembley edhe në Tiranë

Finalja e “Euro 2020” mes Anglisë dhe Italisë ka krijuar një atmosferë të zjarrtë edhe në Tiranë.

Qindra tifozë të dy ekipeve kanë dalë në shesh, me flamuj anglezë dhe italianë, për të mbështetur ekipet e zemrës.