Autobusi përplaset me pemën në Tiranë, plagosen dy pasagjerë

bus 1 1100x620

Një autobus ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë  në kryeqytet. Sipas Policisë aksidenti ka ndodhur tek stacioni i Trenit në Tiranë. Për pasojë janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.