Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Bullgaria në votime, zgjedhjet e dyta brenda 3 muajve mes zemërimit dhe ndasive

Nga A2 CNN
11 Korrik 2021, 14:05 | Ballkani
Bullgaria në votime, zgjedhjet e dyta brenda 3 muajve mes zemërimit

Bullgarët janë thirrur në votime për zgjedhjet parlamentare këtë të diel, për të vendosur se kush do ta formojë qeverinë e re. Garë e fortë mes partive opozitare të protestave dhe asaj në pushtet të Bojko Borisov që dominon prej një dekade politikën e këtij shteti. Zgjedhjet në Bullgari janë të dytat në 3 muaj, pasi votimi i prillit dështoi të prodhonte një fitues të qartë që do të formonte qeverinë e re. Kjo solli përçarje të thellë në shtetin ballkanik si dhe zemërim për qeverisjen e kryeministrit jetëgjatë, Bojko Borisov.

Partia e tij GERB shfaqet në rezultat të ngushtë me partinë e sapoformuar të prezantuesit televiziv, Slavi Trifonov.

Sondazhet i nxjerrin ata me 20 deri në 22 përqind të votave secila.

Zgjedhjet kanë rëndësi të veçantë jo vetëm për këtë shtet, por edhe për Europën dhe rajonin. Maqedonia e Veriut është në pritje të qeverisë së re për të zbllokuar ngërçin në negociatat e anëtarësimit në BE.

A2 CNN Livestream

Dita jonë