Donnarumma hero, Italia mund Anglinë me penallti dhe shpallet kampion Evrope

Nga A2 CNN
11 Korrik 2021, 23:56 | Futboll

Italia mundi me 11-metërsha Anglinë, me Gigio Donnarumma heroin e finales që u zgjidh vetëm pas goditjes së penalltive, ku anglezët humbën 3 të tilla.

Në serinë e 11-metërshave, Rashford goditi shtyllën, ndërsa goditjet e Sancho dhe Saka u pritën nga Donnarumma, ndërkohë që për italianët gabuan Belotti dhe Jorginho.

Finalja e “Euro 2020”, Itali-Angli, shkoi në shtesë. 90 minutat e kohës së rregullt nuk nxorën një fitues, me skuadrat që barazuan 1-1.

https://a2news.com/2021/07/11/atmosfera-e-wembley-edhe-ne-tirane/

Anglia shënoi me anë të Shaw që në minutën e dytë të ndeshjes, atë që është goli më i shpejtë në historinë e finaleve të Evropianit. Trippier krosoi nga e djathta e sulmit anglez dhe futbollisti i Manchester United goditi menjëherë me të majtën, duke shtangur portierin Donnarumma.

https://a2news.com/2021/07/11/atmosfera-e-wembley-edhe-ne-tirane/

Italia barazoi në minutën e 67, me anë të një goli të realizuar nga Leonardo Bonucci.

Pas një krosimi nga goditja e këndit, Verrati goditi me kokë dhe topi që përfundoi në shtyllë, ngeli në zonën e vogël, ku Bonucci përfitoi për ta dërguar në rrjetë.

https://a2news.com/2021/07/11/bonucci-perfiton-nga-rremuja-ne-zone-italia-barazon-finalen/

Më pas, nga pika e bardhë, italianët gabuan më pak, duke çuar në Romë titullin kampion Evrope.

https://a2news.com/2021/07/12/mancini-ne-lot-nuk-kam-fjale-per-djemte-filluam-me-veshtiresi-por-me-pas-dominuam/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli