Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Horror në UFC, momenti kur McGregor thyen këmbën në sfidën ndaj Poirier

Nga A2 CNN
11 Korrik 2021, 17:24 | Futboll

Duheshin edhe 6 sekonda nga përfundimi i raundit të parë, kur Conor McGregor goditi me shkelm kundërshtarin dhe bëri një hap pas. Irlandezi vuri keq këmbën në tapet dhe fytyra e tij tregoi dhembjen e jashtëzakonshme që provoi, duke u rrëzuar në tokë.

Dustin Poirier nuk ngurroi që t’i vërsulej për ta mbyllur aty ndeshjen, por arbitri nuk e lejoi. McGregor i bëri me dije gjyqtarit se kishte thyer këmbën, duke i bërë një mbyllje të pabesueshme ndeshjes së madhe të UFC 264.

Arbitri dekretoi KO teknik dhe Poirier u shpreh se dëmtimi i tmerrshëm që pësoi McGregor ishte meritë e tij: “Iu thye këmba nga goditjet e mia”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë