“Mbetjet në Kavajë, bombë mjedisore”, PD: Lojë me shëndetin e qytetarëve për përfitimet e mafies. SPAK të veprojë

andi lila 1100x620

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të diel situatën e mbetjeve mjedisore në Kavajë. Në një deklaratë për mediat nga Golemi, Andi Lila shprehet se kjo është kthyer në një bombë mjedisore që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

“Situata e mbetjeve në Kavajë është kthyer në një bombë mjedisore që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Pamjet që shohim, që shoqërojnë përditshmërinë e qytetarëve dhe turistëve, nuk janë vetëm prdukt i paaftësisë së pushteti vendor dhe i qeverisë.

Fakteqësisht, ajo që qytetarët e Kavajës dhe Durrësit po përjetojnë është një skemë kriminale që po ndërtohet duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve me qëllim pasurimin e klientëve të Edi Ramës”.

Sipas tij plehrat po lihen me qëllim jashtë kontrollit, për të nxitur një krizë dhe për të çuar para te mafia e inceneratorëve. Ai kërkon nga SPAK që të veprojë urgjentisht, përpara se pasojat për ambientin dhe shëndetin e njerëzve të jenë të parikuperushme.

“Për të çuar para te mafia e inceneratorëve, plehrat po lihen me qëllim jashtë kontrollit, për të nxitur një krizë dhe pastaj për të ofruar një zgjedhje nga ata që e prodhuan këtë krizë.

Pra duke kërcënuar shëndetin e qytetarëve, po i detyrojnë të pranojnë një zgjedhje shumë më të shtrenjtë për menaxhimin e plehrave.

Kjo lojë me shëndetin e qytetarëve, vetëm për përfitimet e mafies së inceneratorëve, është e papranueshme dhe kriminale.

Ne i kërkojmë SPAK-ut të veprojë urgjentisht, përpara se pasojat për ambientin dhe shëndetin e njerëzve të jenë të parikuperushme”.