Mbyllet pjesa e parë e finales, Anglia kryeson 1-0

Luk eshaw 1100x620

Mbyllet 1-0 për Anglinë pjesa e parë e finales së “Euro 2020”.

Finalja nisi menjëherë me gol. Luke Shaw kaloi në avantazh Anglinë, pas një goli që në minutën e dytë të ndeshjes ndaj Italisë.

Trippier krosoi nga e djathta e sulmit anglez dhe futbollisti i Manchester United goditi menjëherë me të majtën, duke shtangur portierin Donnarumma.

Ky ishte goli më i shpejtë në historinë e finaleve të Evropianit dhe gjithashtu goli i parë i Shaw me fanelën e Anglisë.

Italia reagoi me një aksion individual të Chiesa, i cili mori topin nga mesfusha dhe goditi rrezikshëm me të majtën, por topi përfundoi jashtë, me portierin e mposhtur.