Parashikimi i motit: 11 korrik 2021

Parashikimi i motit 1100x620

Dita nis me kthjellime e vranësira kalimtare, por sërish mesdita dhe kryesisht pasditja fuqizon vranësirat në territor duke sjellë shira në veri dhe zonat lindore dhe gradualisht shira  afatshkurtër priten edhe në zonat perëndimore nga Velipoja në Durrës.

Sërish në veri dhe zonat lindore do të ketë rrebeshe shiu dhe stuhi te izoluara breshëri, por mbrëmja gradualisht kthjellon motin në vend.

Temperaturat e ajrit ulen me 2°C në mëngjes e mesditë duke luhatur dy vlerat ditore nga 16°C në 35°C.

Era vijon e lehtë deri në mesditë kur sërish pritet forcim i erës në tokë dhe det duke krijuar në brigjet detare dallgë 3 ballë deri afër mbrëmjes.