Përplasje e dhunshme me portierin kundërshtar, frikë për lojtarin e Napolit

Hirving Lozano, sulmues i Napolit, ishte protagonist i një përplasjeje të dhunshme në ndeshjen që Meksika luajti në Concacaf Gold Cup, ndaj Trinidad Tobagos.

Në minutën e 10 të ndeshjes, Lozano u godit në fytyrë nga portieri kundërshtar, i cili kishte dalë nga porta për të kontrolluar topin përpara futbollistit të Napolit.

Lozano mbeti i shtrirë në tokë, pa ndjenja, me një çarje të madhe në ballë. Ai u largua me barrelë nga fusha dhe u dërgua në spital.

Fatmirësisht, Lozano është më mirë, duke shpëtuar për mrekulli nga ajo përplasje e fortë.