Procesi i rindërtimit, Ahmetaj inspekton punimet në bashkinë e Shijakut

SINK AHMETAJ RINDERTIMI frame 228 1100x620

Ministri për Rindërtimin nga tërmeti, Arben Ahmetaj, inspektoi punimet ne Shijak ku 800 njësi individuale po ndërtohen në të gjithë bashkinë. Bëhet fjalë për 30 pallate, 4 shkolla dhe një kopësht. Ndërsa në Durrës, njoftoi Ahmetaj, javën e kaluar filluan punimet në lotin e parë të Spitallës.

“Kjo është lagja e re Lugina, një nga zonat më të dëmtuara, ku po ndërtohen 21 pallate me 6-7 kate, 125 vendparkime nëntokësore e 150 mbitokësore, ndërsa ka përfunduar pjesa kryesore e infrastrukturës publike. Në fund të vitit do ta kemi dorëzuar dhe kantierin e Shijakut dhe qytetarët do të futen në banesat e tyre. Duhet të punohet me orare të zgjatuar dhe të shfrytëzohet e gjithë koha e thatë, që të kemi mundësi që të futen shumë familje”.