90 forca policie zbarkojnë në burgjet e Jugut, kontrolle blic në qeli

renea 1 1100x620

Me urdhër të drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve u ushtrua kontroll për sende të ndaluara nga forcat Operacionale në bashkëpunim me grupin e Sigurimit të Shoqërimit në IEVP Fier, Durrës, Tepelenë e Berat.
Në kontroll morën pjesë rreth 90 forca policie, nga ku u kontrolluan dhomat, ambientet e përbashkëta, dushet, klasat, magazinat etj.
Kontrolli u zhvillua i qetë, pa probleme apo kundërshtime.
Nga kontrolli u konstatuan sende të paligjshme si: tela, kabuj antene, ngrohëse të improvizuara, tenxhere të vjetra, televizorë pa vulë.

Detyra që u la për drejtuesit e paraburgimit të Vlorës ishte kryerja e riverifikimit të vulave të sigurisë për të gjitha elektroshtëpiaket.