Shpërthimi i gazit në Velipojë, ndërron jetë në Itali 19-vjeçarja e plagosur

MB VELIPOJA frame 0 1100x620

Ndërron jetë 19-vjeçarja nga Velipoja, e cila bashkë me nënën, vëllanë dhe motrën e saj mbetën të plagosur nga shpërthimi i gazit në Velipoje. Të afërm të familjes Gjoka konfirmojnë ndarjen nga jeta të Danjela Gjokës, e cila ishte dërguar për mjekim të specializuar në Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 4 korrikut, ku rrjedhja e gazit në hotelin e familjes Gjoka, solli plagosjen e rëndë të nënës me tre fëmijet e saj.

Sipas raportimeve nga mjekët në Itali, Alketa Gjoka dhe dy fëmijët e tjerë, 15  dhe 12 vjeç vijojnë që të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Për këtë ngjarje është arrestuar Petrit Mollja, tregtar gazi, sepse dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë.

Policia bëri me dije se Mollaj, 46-vjeç, banues në Shkodër, tregtonte gaz në kundërshtim me ligjin, ndërsa një ditë pas ngjarjes në Velipojë, atij iu bllokua aktiviteti.