Tenis, Djokovic barazon Federer dhe Nadal, fiton Grand Slam-in e 20 në karrierë

Novak Djokovic shkruan historinë. Tenisti serb fitoi finalen e Wimbledon ndaj italianit Matteo Berrettini dhe barazoi me 20 tituj Grand Slam në karrierë emra si Roger Federer dhe Rafael Nadal.

Djokovic fitoi 3-1 ndaj italianit (6-7, 6-4, 6-4 dhe 6-3), titulli i gjashtë në karrierë për të në Wimbledon dhe i treti radhazi në turneun anglez.

Ndeshja mes Djokovic dhe Berrettini zgjati rreth 3 orë e gjysmë.