Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bajrami: SPAK mos të jetë si "kaposhi i katandisur në një thelë", optimist nga funksionalizimi i Byrosë Kombëtare

Nga A2 CNN
12 Korrik 2021, 23:24 | Aktualitet
Bajrami: SPAK mos të jetë si "kaposhi i katandisur në

Pavarësisht vështirësive, gazetari Armand Bajrami sheh disi me optimizëm fazën e re që do të përfshijë Prokurorinë e Posaçme, që pritet të fuqizohet javët në vijim. Disa sinjale janë shfaqur ditët e fundit, me operacione kundër korrupsionit që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik.    

“Unë nuk do të uroja që hetimet e SPAK t’i ngjanin atyre të mëparshme. Ka vite që procedurat tenderuese mbi uniformat kanë patur persona të hetuar dhe gjykuar, por siç i thonë “kaposhi është katandisur një thelë”, dhe shumë pak zyrtarë janë dënuar. Uroj që SPAK të na tregonte një tjetër përballje të këtyre zyrtareve me drejtësinë”.

Sipas tij, “është e vërtetë për kohën e shkurtër të SPAK dhe presionit të madh, por duhet të jemi konkret. Burimet njerëzore janë të pakta, por në bindjen time dua të marr si goditje pozitive hapat e fundit, si operacioni Shpirti ku të dyshuar janë edhe dy bodigardë të ish-ministrit Tahiri, ose arrestimi i ish-kryebashkiakut të Lushnjës Tushe dhe rasti i tenderit të Ministrisë së Brendshme, ku roli i ish-drejtueses së Blerjeve të Përqendruara nuk është aspak  i parëndësishëm në ministri. Uroj që dosjet për këto raste të mbajë pritshmëritë e publikut”, tha ai në Absolut 4.  

Por risi për SPAK dhe drejtësinë në vend pritet të vijnë edhe në ditët në vijim.

“Ardhja e 28 hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit do ta bëj funksional në fillim të gushtit këtë institucion, ata po mbarojnë trajnimet e fundit me FBI-në amerikane. Ardhja e këtyre personave në një ditë do të përkthehet padyshim në punë dhe në hetime më cilësore. Prokuroria e Posaçme tashme do të ketë  një aparat të vetin, që mund të angazhohen në mënyra speciale të hetimit”, shtoi Bajrami.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë