Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dhunë në marshimin LGBTQ, vritet një kameraman, dhunohen mbi 50 gazetarë

Nga A2 CNN
12 Korrik 2021, 15:26 | Bota

Një kameraman i një televizioni në Gjeorgji ka gjetur vdekjen pasi u dhunua rëndë gjatë sulmeve kundër një marshimi pro komunitetit LGBTQ.

Alexander Lashkarava, 37-vjeç, pjesë e TV Pirveli, gjeti vdekjen ndërkohë që mbi 50 gazetarë u dhunuan. Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e kryeqytetit të Gjeorgjisë për të protestuar për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa pjesëtarë të opozitës dhe përfaqësues të medies kanë arritur të hyjnë brenda parlamentit duke shkaktuar një situatë të pazakontë.

Ministria e Brendshme doli në një deklaratë për vdekjen e Lashkaravës, duke thënë se kanë nisur hetimet.

https://www.instagram.com/p/CROqFtKrrUM/?utm_source=ig_web_copy_link

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli