Euro 2020, nga Adele te Rita Ora VIP-at anglezë “ngushëllojnë” humbjen e kombëtares së tyre

“Na keni bërë krenarë!”. Kështu këngëtarja Adele “ngushëllon” Anglinë e saj në Instagram pas humbjes me penallti në Kampionatin Evropian 2020. Këngëtarja ka publikuar një video në të cilën është e lumtur pas një penalltie të shënuar dhe falënderon kombëtaren angleze për “ribashkimin e të gjithëve”.”Ju sollët futboll në shtëpi”, shtoi Adele në mbishkrim, në Instagram.

Ndër yjet e tjerë që dolën në fushën e rrjeteve sociale për të mbështetur anglezët ishte edhe Rita Ora, e cila, para ndeshjes, u shfaq krejtësisht e zhveshur në një karrige të mbuluar vetëm me fanellën e Anglisë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka publikuar foto të tjera; me një peshqir banjoje të bardhë mbi të cilën shkruan: “Ishte një nder t’ju shihja duke luajtur. Faleminderit”.

Dua Lipa publikoi një mesazh mbështetjeje në rrjetet sociale për ekipin e Anglisë pas disfatës, ndërsa Ed Sheeran postoi para ndeshjes.

Mesazhe falënderimi erdhën gjithashtu edhe nga gazetari i famshëm dhe drejtuesi televiziv Piers Morgan, prezantuesi Dermot O’Leary, aktorë dhe të tjerë të njohur.