Festivali 660-vjeçar i mundjes, ku pjesëmarrësit lyhen me vaj

Ka nisur në rajonin e Edirne në Turqi festivali i Mundjes me Vaj, një ngjarje që mendohet të jetë mbi 660-vjeçare.

Mbi 2100 mundës do të marrin pjesë në garë për të siguruar Brezin e Artë dhe titullin mundësi më i mirë në Sarayiçi.

Në këtë zonë, ku më herë ka qenë i vendosur Pallati i Vjetër i ndërtuar nga Sulltani Murat II dhe rezerva e tij e gjuetisë, tashmë shtrihet një stadium modern për garën e përvitshme.

Mendohet se ky turne daton në shekullin e 14, atëherë kur ushtarët e vendosur për pushtimin e Trakisë, stërviteshin duke u lyer me vaj për betejën e radhës.