Gjen eksploziv në derë të shtëpisë, dyshon për atentat

policia naten 1100x620

Një shtetas në Fushë Krujë ka njoftuar policinë në orët e vona të mbrëmjes pasi në derën e banesës së tij ka gjetur një pako të vogël brenda së cilës kishte lëndë plasëse.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Halil të Fushë Krujës, kur shtetasi A.V. gjeti eksplozivin e pashpërthyer.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.